Tri raste të dhunës në familje veç në rajonin e Prishtinës
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar veç në rajonin e Prishtinës.
Sipas Policisë, një rast ka ndodhur në kryeqytet, një në Lipjan dhe një në Podujevë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Lipjan / 20.03.2025 – 18:23. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Podujevë / 20.03.2025 – 18:00. Viktima kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me këtë rast një i dyshuari tjetër ka sulmuar fizikisht të dyshuarin e parë duke i shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 20.03.2025 – 19:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti në hetime.