Tri rajone australiane japin urdhra evakuimi për shkak të vërshimeve
Komunitetet në tri shtete australiane janë urdhëruar që të evakuohen për shkak të reshjeve të dendura, që kanë shkaktuar vërshime të konsiderueshme.
Në disa pjesë të vendit, reshjet kanë qenë deri në katërfish më të dendura për vetëm 24 orë se mesatarja për muajin tetor, raporton televizioni BBC.
Të paktën 500 shtëpi janë vërshuar, një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur.
Viktoria, shteti i dytë me numër të popullsisë në Australi, është goditur më së rëndi këtë javë. Disa komunitete janë urdhëruar që të evakuohen, përfshirë disa në kryeqytetin rajonal, Melburn.
Vërshimet kanë mbuluar rrugë, i kanë detyruar autoritetet që të mbyllin disa shkolla dhe kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës për 3.000 shtëpi e biznese.
Kryeministri rajonal, Daniel Andrews, tha se numri i shtëpive të vërshuara sigurisht se do të rritet, duke i cilësuar këto vërshime si ndër më të rëndat në dekadat e fundit.