Tri orë në terr, Kurti: Shihni çka po thonë liderët në Gjermani e Francë - NACIONALE

Tri orë në terr, Kurti: Shihni çka po thonë liderët në Gjermani e Francë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për reduktimet me energjinë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në shumë zona, terri ka qenë 3 orë, e dritat 3 gjithashtu.

Por, Kurti ka kërkuar që të kihet parasysh situata që është edhe në Gjermani e Franncë.

‘’Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet. Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme