Tri ngjarjet e paralajmëruara për sot
Ngjarjet e Ditës: 11 gusht 2022
10:00
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli. Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ( Në HANDIKOS, Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë 10000, Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e VV-së, Aktash)
17:00
Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore “Arbën Xhaferi” edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë)