Tri javë protesta në Panama shkaktojnë mungesë ushqimi e karburantesh
Protestat e vazhdueshme dhe bllokimi i rrugëve për tri javë kundër çmimeve të larta të ushqimit dhe karburanteve në Panama kanë filluar që të shkaktojnë mungesë të disa produkteve të ushqimit, naftës dhe ilaçeve.
Mbyllja e rrugëve, përfshirë Autorstradën Pan-Amerikane, e ka detyruar kompaninë kombëtare të rrymës që ta kufizojë furnizimin në provincën Darien, në kufi me Kolumbinë. Kamionët me gazin që përdoret për furnizimin e centraleve të rrymës, nuk mund të arrijnë në destinacion. Rreth 7.000 familje janë prekur nga reduktimet e rrymës deri në 11 orë në ditë.
Në tregun kryesor me shumicë në Panama, i cili i furnizon edhe dyqanet, edhe individët, pati pak qarkullim të njerëzve të mërkurën. Furnizim të pamjaftueshëm pati posaçërisht me lakra dhe domate.