Tri aksione të policisë, një në Ndërmarrjen Publike Banesore: Sveçla del me reagim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për tri aksionet e sotme të Policisë së Kosovës.
Sveçla ka konfirmuar se një nga aksionet po zhvillohet në Ndërmarrjne Publike Banesore nga krimet ekonomike.
Ndërkaq, një aksion nga krimet e rënda është duke u zhvilluar kundër fajdeve ndërsa një tjetër nga krimet kibernetike për mashtrime me kartela bankare.
“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.” – ka shkruar Sveçla në Facebook.
“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur” – përfundon shkrimi i tij.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të arrestuar nga këto tri aksione të Policisë së Kosovës.
