“Trepça” deklarohet pas vjedhjes së trafove: Nuk kanë qenë në funksion - NACIONALE

“Trepça” deklarohet pas vjedhjes së trafove: Nuk kanë qenë në funksion

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndërmarrja “Trepça” është deklaruar pas vjedhjes së trafove, rast për të cilin të shtunën njoftoi edhe Policia e Kosovës.

Në një komunikatë për media, thuhet se trafot në fjalë nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të caktuar dhe nuk ndikojnë në operimin e ndërmarrjes.

Po ashtu, bëjmë me dije se këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti.

Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të informohet me kohë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme