Trepça ’89 konfirmon vdekjen e Kajtazit: Të kujtojmë me dhimbje të madhe
Trepça ’89 ka reaguar me një shkrim publik në lidhje me vdekjen e futbollistit të ri të saj, Erion Kajtazi. I ndjeri nuk i shpëtoi atakut kardiak.
Në një mesazh prekës, Trepça ’89 ngushëlloi familjen dhe përkujtoi me fjalë emocionuese lojtarin e saj.
Ky ishte njoftimi mortor i klubit mitrovicas (i paredaktuar):
Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari
Erion (Faton) Kajtazi.
Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.
U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.
Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen
kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.
Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.
Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA'89
Presidenti, z. Abedin Zeka BEKI.