Treni i udhëtarëve përplaset me një të mallrave, katër të vdekur në Çeki - NACIONALE

Treni i udhëtarëve përplaset me një të mallrave, katër të vdekur në Çeki

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona vdiqën dhe mbi 20 të tjerë u lënduan, kur një tren i udhëtarëve u përplas me një tren tjetër të mallrave në qytetin çek, Pardubice, të mërkurën vonë, thanë zyrtarët.

Të paktën 20 persona pësuan lëndime të lehta dhe tre të tjerë lëndime më serioze nga përplasja që ndodhi pas orës 23:00 në Pardubice, përgjatë korridorit kryesor hekurudhor nga Praga drejt lindjes së vendit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Vit Rakusan, raporton agjencia “Reuters”.

Treni i udhëtarëve, që operohet nga kompania “RegioJet”, po udhëtonte gjatë natës nga Praga drejt Kosices në lindje të Sllovakisë, sipas Administratës së Hekurudhave.

Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit tha se mbi 300 pasagjerë ndodheshin në tren. Dhjetëra pjesëtarë të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimit emergjent shkuan në vendin e aksidentit, duke i ndihmuar njerëzit që të largoheshin nga vagonët.

Televizioni çek citoi një zëdhënës të zjarrfikësve të ketë thënë se treni i mallrave po bartte karbit kalciumi, edhe pse dy vagonët e parë ishin bosh, prandaj nuk ndodhi ndonjë rrjedhje e lëndës.

Lajme të ngjashme