Treni godet për vdekje një person në Klinë - NACIONALE

Treni godet për vdekje një person në Klinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga treni në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimit, ka bërë të ditur se fillimisht është dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, është kuptuar se ka të bëjë me incident.

Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.” – thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka kontestuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme