Treni e godet automjetin në zonën industriale në Prishtinë, shkaktohen veç dëme materiale - NACIONALE

Treni e godet automjetin në zonën industriale në Prishtinë, shkaktohen veç dëme materiale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në zonën industriale në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka deklaruar se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale” – ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme