Trendafilova në Kosovë, takohet me ambasadorin gjerman
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është duke qendruar për vizitë në Kosovë.
Trendafilova është pritur në takim nga ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.
Rohde, përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se ka rikonfirmuar përkrahjen e fort të Gjermanisë për punën e Speciales dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.
“Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.” – ka thënë Rohde.
Always a pleasure to meet @SpecialChambers‘ Pres. Trendafilova. I underscored the Chambers’ essential contribution to strengthening the rule of law in 🇽🇰 and reaffirmed 🇩🇪‘s strong support for their work as well as for a victims compensation fund to ensure equal justice for all. pic.twitter.com/SGDZvEzph8
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 8, 2024