Tregtarët shtrenjtojnë çmimet për dru e pelet
Qeveria e Kosovës në vazhdimësi po ia bën me dije qytetarëve se do t'i presë një dimër i vështirë. E si rrjedhojë, ka të atillë që këtë situatë e shfrytëzojne/ Një metër dru, në Kosovë ka arritur vlerën e 80 eurove. E njejta është blerë me 45 euro vitin e kaluar. Njejtë është shtrenjtuar edhe çmimi i peletit.
Njohës të ekonomisë thonë se ngritja e çmimeve është duke u manipuluar.
Që çmimet e drunjve kanë shënuar ngritje e thonë edhe tregtarët.
Madje sipas tyre një metër dru shkon deri në 80 euro.
“Krahasuar me vitin e kaluar çmimet janë rritur dukshëm mirë, vjet kanë qenë ka 45-50…”, tha shitësi Ardian Musa.E në mes të verës, përveç çmimeve të drunjve është rritur edhe çmimi i peletit.
Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i kësaj lënde djegëse është dukshëm më i lartë.“Vjet këso kohë çmimet kanë qenë 175 – 180, kurse tash deri në 400 euro”, tha shitësi Kujtim Bequki.
Ndërsa sipas ekonomistit, Besnik Avdijaj çmimet janë duke u manipuluar nga shitësit.Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të publikuar ditë më parë, çmimi i lendeve djegëse të ngurta, dru zjarri, peletit është rritur për 43.5%.