“Tregoi kënd e do ai”: Vuçiq e përdor deklarimin e Kurtit për protestat e studentëve në Serbi për t’i goditur - NACIONALE

“Tregoi kënd e do ai”: Vuçiq e përdor deklarimin e Kurtit për protestat e studentëve në Serbi për t’i goditur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përdorur deklarimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, rreth protestave masive në Serbi, duke e plasuar për publikun serb se si arsye për të demonizuar protestat e studenve – që përkthehej në: ato i mbështet i Albin Kurti.

Madje akuzoi mediat serbe se pse nuk e kanë publikuar deklarimin e Kurtit për protestën e studentëve.

“Edhe nëse jam diktator ose psikopat, kur Kurti e thotë këtë është kompliment i veçantë për mua. Atëherë e shohin populli se sa shumë luftoj për serbët në Kosovë. Kjo tregon dëshirat e tij, se kush i pengon atij në Serbi dhe kë do të dëshironte ta shihte. Njëjtë edhe në Zagreb, njëjtë edhe në një pjesë të Podgoricës. Por, mua më duket se shumica e njerëzve në Serbi e kuptojnë këtë”, ka thënë Vuçiq në RTS.

Lajme të ngjashme