Tre të vrarë nga një sulm rus në Sumy të Ukrainës - NACIONALE

Tre të vrarë nga një sulm rus në Sumy të Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre njerëz u vranë nga një sulm rus me bombë me drejtim ndaj rajonit verilindor ukrainas, Sumy, thanë të premten autoritetet ukrainase.

Sulmi që ndodhi të enjten vonë me tri bomba ajrore me drejtim shkatërroi një ndërtesë banimi në fshatin Myropillya, thuhet në një deklaratë të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ky fshat shtrihet afër kufirit me rajonin Kursk të Rusisë, ku trupat ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra me forcat ruse pas fillimit të një ofensive të befasishme në gushtin e vitit të kaluar.

Në një zhvillim tjetër, më herët të premten u raportua se Rusia i ka tërhequr trupat e Koresë së Veriut nga vija e frontit në Kursk pas pësimit të humbjeve të rënda, sipas vlerësimit të inteligjencës së Koresë së Jugut.

Lajme të ngjashme