Tre të vrarë dhe katër persona të plagosur nga sulmi në Kopenhagë
Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në një qendër tregtare në Kopenhagë.
Policia tha se viktimat ishin dy 17-vjeçarë danezë dhe një shtetas rus 47-vjeçar. Dy danezë dhe dy suedezë janë në gjendje kritike në spital, shkruan BBC.
Sipas policisë së Danimarkës, një danez 22 vjeçar është arrestuar për sulmin dhe po akuzohet për këtë ngjarje të rëndë.
“Danimarka është goditur nga një sulm mizor të dielën mbrëma. Disa u vranë. Ka edhe të plagosur. Familje të pafajshme që kishin dalë për pazar apo për të ngrënë jashtë. Fëmijë, adoleshentë dhe të rritur”, tha kryeministrja e Danimarkës, Mette Frediksen