Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Tre persona kanë pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, rreth orës 17:10.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.