Tre të lënduar dhe tre të arrestuar nga përleshja mes fansave të Dritës dhe Kopenhagës
Një përleshje e dhunshme ka shpërthyer sot në qendër të Prishtinës ndërmjet tifozëve të Dritës dhe atyre të Kopenhagës.
Si pasojë e incidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Klankosova.tv se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur disa tifozë janë përleshur me njëri-tjetrin.
“Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontroll, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”.