Tre të arrestuar në Prishtinë pas rrahjes mes vete - NACIONALE

Tre të arrestuar në Prishtinë pas rrahjes mes vete

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.

Si pasojë, të dyshuarit pësuan lëndime trupore dhe morën trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar… pasi që dyshohet se janë rrahur fizikisht në mes vete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të tre janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme