Tre shtetas të Kosovës arrestohen në Ulqin për disa raste vjedhjesh
Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për disa raste vjedhjesh në këtë komunë.
Gjatë aksionit në Plazhin e Madh, policia kontrolloi tre persona dhe një veturë me targa polake.
Në automjet u gjet një pajisje për hapjen e paautorizuar të veturave, mjete të tjera të dyshuara dhe 3,785 euro e 960 marka konvertibile.
Policia dyshon se paratë rrjedhin nga vjedhje në plazhet e Ulqinit.