Tre personat kosovarë të zhdukur gjenden të vdekur në veturë, MPB e Maqedonisë e konfirmon
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se tre persona janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur me targa gjermane, në rrugën nga Bllaca drejt Shkupit.
Sipas MPB-së, viktimat janë një mashkull dhe dy femra. Më herët, një shtetas i Kosovës kishte raportuar zhdukjen e tyre, pasi kontakti i fundit ishte bërë më 18 korrik në Aeroportin e Shkupit.