Tre persona të arrestuar për shitje narkotikësh në Suharekë - NACIONALE

Tre persona të arrestuar për shitje narkotikësh në Suharekë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë zënë në flagrancë gjatë një aksioni të Njësisë Antidrogë në Suharekë, ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

"Janë arrestuar tre persona, të kapur në flagrancë me aplikimin e masave të veçanta hetimore, për shitje të narkotikëve," tha Kryeziu.

Gjatë aksionit u sekuestruan sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy vetura që dyshohet se janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.

Lajme të ngjashme