Tre burra vdesin pas përleshjes me dema në Spanjë - NACIONALE

Tre burra vdesin pas përleshjes me dema në Spanjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre burra kanë vdekur këtë javë pas lëndimeve të rënda gjatë vrapimit të demave në lindje të Spanjës, njoftuan shërbimet emergjente.

Dy burra të moshave 50 dhe 46-vjeçare vdiqën, pasi u goditën nga demat të martën në një organizim me vrapim të demave në periferi të qytetit lindor, Valencia, tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të emergjencës.

Një turist francez në të gjashtëdhjetat, i cili ishte nën kujdes intensiv mjekësor nga dita e lëndimit nga një dem në një fshat afër Alicante-s më 8 korrik, vdiq të hënën, shtoi zëdhënësi.

Lajme të ngjashme