Transportuesit publik e privatë protestojnë me autobusë, rrethojnë komunën e qeverinë
Autobusët e “Trafikut Urban”, ndryshe nga protesta e djeshme që nuk punuan, sot janë ndezur, por për të protestuar.
Autobusët janë nisur në drejtim të objektit të Qeverisë e komunës, kjo një formë tjetër e protestës meqë nga dita e hënë kanë ndërprerë qarkullimin si shkak i mospagesës.
Ndonëse përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë me ministrin në detyrë të Financave, megjithatë nuk u arrit një marrëveshje.