Trajkoviq kritikon udhëheqësen e ekipit menaxhues për Asociacionin: Është fanse e Milan Radojçiqit - NACIONALE

Trajkoviq kritikon udhëheqësen e ekipit menaxhues për Asociacionin: Është fanse e Milan Radojçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka kritikuar ashpër Danijela Vujiçiqit, e cila do të jetë udhëheqëse e ekipi menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se Vujiçiqit është e paftë për këtë punë.

Madje, ajo ka thënë se Vujçuq është një fanse e madhe e Milan Radoiçit.

“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Rodoiçiqit”, ka shkruar ajo.

Danijela me postime banale e ultra-nacionaliste

Ekipi menaxhues që do të prezantojë draftin e statutit për Asociacionin udhëhiqet prej Danijela Vujiçiqit, një deputeteje serbe nga Mitrovica e Veriut. Dhe, del se ajo merret aktivisht me Kosovën.

Së fundi, ajo i ka reaguar në Twitter shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Velës, duke i thënë që “ta mbajë gjuhën në gojë sepse mund të ndëshkohet.”

Në një postim të bërë pardje (ditën e zgjedhjeve), Vujiçiqi kishte shpërndarë edhe një artikull të kriminelit Millan Radojiçiq duke thënë që “populli serb fitoi në Kosovë dhe Metohi”.

Ndërkaq, djalit të Radojiçiqit ajo i ka thënë publikisht: “Petre Radojiçiq, babai juaj është njeri i ndershëm dhe serb i madh!”

Në profilin e saj, udhëheqja e ekipit menaxhues të Kosovës shihet duke shpërndarë vazhdimisht postime nga ana e presidentit Vuçiq dhe kryeministres Bërnabiq.

Po ashtu, ajo shihet derisa shpërndan postime që sulmojnë opozitën serbe. Ta zëmë, kjo është mënyra se si e sulmon Vuk Jeremiqin:

“Homosapiens është një qenie që mendon, nuk e di çfarë ka ndodhur me këtë. Neveri!"

Znj. Vujiçiq del se po ashtu e quan “tradhtare” politikanen serbe Rada Trajkoviq për qëndrimet e saj kritike ndaj Vuçiqit. Sulm me fjalë të papërshtatshme e banale ajo ka bërë edhe ndaj opozitarit tjetër serb nga Kosova, z. Aleksandër Jabllanoviq.

Së fundi, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca e ka përmendur faktin se znj. Vujiçiq është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Serbisë nga partia e Vuçiqit.

Lajme të ngjashme