Trajkoviq i reagon Bislimit, ia përmend “politikat e gabuara” ndaj serbëve
Rada Trajkoviq, këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, ka shkruar një status në “X”, ku i ka reaguar Besnik Bislimit, zv.kryeministër i Kosovës.
Trajkoviq ka shkruar se Bislimi nuk e ka kuptuar se politikat e gabuar të fundit të Prishtinës ndaj serbëve, ka ndërkombëtarizuar statusin e serbëve.
“Zoti Bislimi ende nuk e ka kuptuar se politikat e gabuara të fundit të Prishtinës ndaj serbëve të Kosovës kanë çuar në ndërkombëtarizimin e statusit të komunitetit tonë. Kjo nuk është më çështja e brendshme e Kosovës, pasi Prishtinës nuk mund t'i besohet më ruajtja e multietnicitetit.” – shkroi ai.
Mr Bislimi not yet realising that Pristina’s recent misguided policies towards Kosovo Serbs have led to internationalisation of our community’s status. This is no longer Kosovo’s internal issue, as Pristina can no longer be trusted to preserve multietnicity. https://t.co/fHVc0alwdP
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) February 15, 2024