Trajkoviq i mëson serbët si të protestojnë kundër vizitave të pushtetit në veri: Bojkot i plotë
Rada Trajkoviq, politikane veteran serbe nga Kosova, ka shkruar një status në “X”, ku ka folur për çështjen e protestave në veri nga disa politikanë dhe anëtarë të shoqërisë civile kundër vizitave të qeveritareve në veri të Kosovës.
Trajkoviq ka kritikuar këto protesta, të cilat janë bërë përmes fishkëllimave me pipëz.
Tutje, Trajkoviq u ka dhënë disa instruksione se si të protestohet kundër vizitave të anëtarëve të Qeverisë së Kosovës në veri.
“Serbët në veri e kanë gabim kur ndjekin dhe fishkëllejnë çdo zyrtar të Qeverisë së Kosovë, që vjen për të provokuar. Kjo vëmendje e zhurmshme vetëm sa i ndihmon edhe më shumë të paraqiten si lider përballë “bazës” nacionaliste.
Një bojkot i plotë civil do të ishte më efektiv. Heshtje dhe rrugë bosh.
Pra, lërini të ecin vetëm” – ka shkruar ajo.
Srbi na Severu greše kad svakog činovnika KS Vlade koji dođe da provocira prate i zvižde im. Ta bučna pažnja im samo još više pomaže da se pred nacionalističkom “bazom” predstave kao lideri.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 13, 2024
Efektniji bi bio potpuni građanski bojkot. Tišina i prazne ulice.
Pa nek šetaju sami.