Trajkoviq e krahason Kurtin me presidentin e Azerbajxhanit: Donte të ishte Zelensky, por shkoi në rrugën e Aliyevit
Rada Trajkoviq këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka krahasur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Azerbajxhani, Ilham Aliyev.
Trajkoviq përmes një shkrimi në rrjetin social “X” (ish-Tëitter), ka thënë se Kurti dëshirontë të ishte si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por sipas saj, ajo frikësohet se Kurti po shkon rrugës së presidentit të Azerbajxhanit, Aliyevit.
Këtë reagim Trajkoviq e ka ndërlidhur me arrestimet e fundit të serbëve që për të janë një përshkallëzim dhe destabilizim i ri.
“KFOR-i nuk iu përgjigj sulmit në veri në atë kohë sepse e di shumë mirë se përshkallëzimi çon në destabilizimin. Arrestimet e koordinuara të serbëve në mbarë Kosovën janë një përshkallëzimi dhe destabilizimi i qartë dhe i vetëdijshëm i komunitetit tonë. Kurti donte të ishte Zelensky dhe kam frikë se ai shkoi në rrugën e Aliyevit.” – ka shkruar ajo në "X".
Kujtojmë se presidenti i Azerbajxhanit njihet si një lider autoritar dhe raportet jo të mira me perëndimin dhe shtypje të opozitës atje.
Na ondašnji napad na severu, KFOR nije uzvratio jer dobro zna da eskalacija vodi u destabilizaciju.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 21, 2023
Koordinisana hapšenja Srba širom Kosova jesu jasna i svesna eskalacija i destabilizacija naše zajednice.
Kurti je želeo da bude Zelenski a bojim se da je krenuo putem Alijeva.