Trajkoviq e ashpër me Vuçiqin: Je barbari më i madh në tokën e Ballkanit
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq po vazhdon të mbahet e ndaluar nga Policia e Serbisë tashmë rreth 20 orë në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Trajkoviq është parë shumë aktive në llogarinë e saj në Twitter gjatë mbajtjes nga autoritetet serbe, teksa në një status të fundit ka shkruar për presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq.
Noć se već približava. Pada kiša. Hladno je. Još uvek smo na punktu Merdare.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 16, 2022
Nijedan državnik u regionu ne sprovodi ovakvu mentalnu torturu nad političkim neistimišljenicima.
Evo u nečemu si pobedio @avucic: najveći si antievropski varvarin na Balkanskom tlu!
