Tragjike, dy vajza të mitura dhunohen në Gjakovë – arrestohen të dyshuarit
Në dy raste të ndara, dy gra kanë raportuar në polici se janë dhunuar seksualisht në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë, të dy viktimat kanë raportuar se janë dhunuar, duke kryer marrëdhënie pa pëlqimin e tyre.
“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu, dy viktimat, në bazë të informatave të para, të dy viktimat janë të mitura.
“Dy viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit janë të moshës madhore”, ka deklaruar Shehu, për Kallxo.com.
Në të dy rastet, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.