Tragjedia në Shkodër: Vazhdojnë kërkimet për nënën dhe dy fëmijët e saj - NACIONALE

Tragjedia në Shkodër: Vazhdojnë kërkimet për nënën dhe dy fëmijët e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoritetet në Shkodër po vijojnë vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e nënës, Alma Arrazit dhe 2 fëmijëve të saj që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.

Ngjarja ndodhi në zonën e Dajçit në afërsi të Darragjatit, aty ku u gjet edhe 9-vjeçarja.

Zyrtarët e shtetit janë shtrirë gjithashtu në zonën e Anës së Malit e po ashtu në atë të Berdicës.

Ndërkohë që sot polumbarët e RENEA-s së bashku me forcat e policisë kanë mbërritur sërish në këto vendngjarje për të rifilluar kërkimet për gjetjen e 3 trupave.

Ashtu siç u raportua dhe ditën e djeshme, dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar sistematikisht ndaj 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, dyshohet se shtyu këta fundit të vetëmbyten duke u hedhur në ujërat e lumit Buna.

Ishte një peshkatar i zonës që pikasi në ujërat e lumit trupin e pajetë të vajzës së madhe të famijes mbrëmjen së shtunës.

Lajme të ngjashme