Tragjedia në minierën në Turqi, presidentja Osmani shpreh ngushëllime - NACIONALE

Tragjedia në minierën në Turqi, presidentja Osmani shpreh ngushëllime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar popullin turk pas tragjedisë në një minierë në Turqi, ku humbën jetën 41 persona.

Osmani ka shkruar në rrjete sociale se mendimet e Kosovës janë me familjarët e viktimave.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik në minierën në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të plagosurit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani në Tëitter.

41 persona vdiqën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë, bëri të ditur presidenti Reccep Tayyip Erdogan.

Më herët ministri i brendshëm tha se 58 persona që punonin në minierë kur shpërtheu shpërthimi u shpëtuan ose dolën vetë.

Lajme të ngjashme