Vdes në një aksident tiktokeri i njohur, Laurent Krasniqi - NACIONALE

Vdes në një aksident tiktokeri i njohur, Laurent Krasniqi

2 orë më parë

nga NACIONALE

Laurent Krasniqi, tik-tokeri i njohur dhe ish-pjesëmarrësi i Big Brother VIP Kosova, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me motor në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Sipas të dhënave të Klinikës Emergjente, Krasniqi, i lindur në vitin 1997, është dërguar në QKUK nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë pa shenja jete, pas lëndimeve të marra në aksident.

“Një i lindur më 1997, i sjellë nga ndihma e shpejtë pa shenja jete, aksident komunikacioni, i rrëzuar nga motori. Edhe përkundër të gjitha masave të RCP-së nga ekipi kujdestar, pacienti nuk mund t’u përballojë plagëve të marra dhe ndërron jetë në ora 21:40”, ka deklaruar Syla për Telegrafin.

Krasniqi ishte bërë i njohur fillimisht përmes përmbajtjeve të tij në rrjetet sociale. Më vonë, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova, ku me paraqitjen e tij tërhoqi interesimin e publikut.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, plagët e marra në aksident rezultuan fatale.

Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Lajme të ngjashme