Tragjedi në Llapashticë: Gjendet i vdekur një person pas të shtënave me armë - NACIONALE

Tragjedi në Llapashticë: Gjendet i vdekur një person pas të shtënave me armë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti bëri të ditur se rreth orës 19:30, policia ka marrë njoftim për të shtëna me armë në këtë fshat.

Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një person mashkull kishte ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajme të ngjashme