Tragjedi në Bjeshkën e Strellcit, një person vret familjarin aksidentalisht në oborrin e stanit - NACIONALE

Tragjedi në Bjeshkën e Strellcit, një person vret familjarin aksidentalisht në oborrin e stanit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një rast i rëndë ka ndodhur në Bjeshkën e Strellcit, ku dyshohet se një person e ka vrarë një familjar në oborrin e një stani.

Policia është informuar se në oborrin e një stani është vrarë një person aksidentalisht, ndërsa, siç ka thënë policia, viktima dhe dorasi janë familjarë.

“Rreth orës 13:43 minuta, Policia është informuar se në Bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani është një person i vrarë. Tani për tani dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve. Policia e ka konfiskuar një armë zjarri nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për Nacionale zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndërsa nga Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kaq mund të jap informata”./Nacionale.

Lajme të ngjashme