Totaj sot mban konferencë për akuzat e Çekut për rrënim e Sarajit të Vjetër në Prizren
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë sot konferencë për media pas paralajmërimeve të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për padi në rastin e rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren.
Konferenca pritet të mbahet në ora 10:00 në objektin e komuëns së Prizrenit.
“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren. Merr pjesë edhe zyrtarja e kësaj lënde nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.” – thuhet në njoftim.