Totaj: Nuk jam për faljen e tatimit në pronë, na lë pa 4 milionë euro në buxhet - NACIONALE

Totaj: Nuk jam për faljen e tatimit në pronë, na lë pa 4 milionë euro në buxhet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar se pse kjo komunë do të ua fal qytetarëve tatimin në pronë.

Ai ka bërë me dije se falja e këtij tatimi ndikon në planifikimet buxhetore që i ka bërë komuna.

Sipas tij, një veprim i tillë do ta linte komunën në fjalë me minus 4 milionë euro.

Tash e kemi një mendim të Gjykatës Supreme që po ashtu i ngarkon komunat – imagjinoni, edhe tatimin në pronë të bëjnë me fal – dëmtohet seriozisht buxheti, jo vetëm i Komunës së Prizrenit, por i gjitha komunave tjera. Nuk jam për këtë punë, sepse na prish edhe planifikimin buxhetor, na lë rreth minus 4 milionë në buxhet, kurse për ato të hyra veçse janë planifikuar projektet. Sikur ato të hiqen nga buxheti, mbesin me mungesë projektet që janë planifikuara”, ka thënë Totaj në një intervistë për Kosovapress.

Sipas tij, e rëndësishme është që ato mjete të shfrytëzohet si duhet dhe në interes të qytetarëve.

Konsideroj se performancë e keqe është në qoftë se ato mjete nuk shfrytëzohen për interes të qytetarëve… Për sa i përket të hyrave nga burimet vetanake komunale, sigurisht do të kemi rritje, sepse kemi një performancë të mirë, duke iu falënderuar së pari ndërgjegjësimit të tatimpaguesve për tatim në pronë, sepse ata e dinë që mjetet që paguhen shkojnë për interesa tyre, por anën tjetër edhe Drejtoria për Financa e ka bërë punën mirë”, është shprehur Totaj.

Lajme të ngjashme