Totaj: Nuk do të jem kandidat për deputet, qëndroj si kryetar i Prizrenit
Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Në një prononcim për Klan Kosovën, Totaj ka treguar se nuk do të jetë kandidat për deputet.
“Nuk do të jem kandidat, do të qëndrojë Kryetar i Prizrenit, ashtu siç e kam marrë besimin e qytetarëve”, theksoi Totaj.
Megjithatë, Totaj tha se do të ndihmojë PDK-në me aq sa ka mundësi.