Tomë Gashi me sabah ka një pyetje: Pse Kosova “duhet” në paqe me pranu Zajednicën?
Tomë Gashi, avokat dhe përkrahës i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në të cilin ka ngritur një paralele ndërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe “zajednicës” në Kroaci.
Sipas tij, Kroacia e kishte ndaluar me luftë “Zajednicën”. Andaj, z. Gashi, avokati përkrahës i pushtetit, ka shtuar një pyetje.
“Kroacia me luftë e ndaloj Zajednicën pse Kosova “duhet” në paqe me pranu!” – shkroi z. Gashi.
Një përgjigje në këtë pyetje e ka bërë z. Nexhmedin Spahiu, analist nga Mitrovica.
“Sepse nuk ka bythë me luftu. Shqiptarët janë frikacakë nuk janë trima si kroatët.” – shkroi Spahiu në përgjigjen e tij.