Tomë Gashi bëhet avokat i familjes së Lulzim Fejzullahut
Avokati Tomë Gashi sot ka dorëzuar autorizimin në Prokurori, Gjykatë dhe IPK si përfaqësues juridik i Rrahman Fejzullahut, axhës së të riut Lulzim Fejzullahu që u vra para pak ditësh.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se po presin përgjigje nga këto institucione.
Në fund, Gashi ka deklaruar se “familja e Lulit kërkon drejtësi”.
Postimi i plotë:
Ne cilesi te avokatit-perfaqesuesit juridik te Rrahim Fejzullahut - axha i te ndjerit Lulzim Fejzullahu, sot kam dorezuar autorizimin ne Prokurori, Gjykate dhe IPK. Tani, po presim pergjigje nga keto institucione.
Familja e Lulit kerkon drejtesi!