Togeri i FSK-së nderohet me çmim në SHBA - NACIONALE

Togeri i FSK-së nderohet me çmim në SHBA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se togeri, Arbnor Haxhani, ka marrë çmimin “International Honor Graduate” në SHBA.

FSK njofton se togeri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Haxhani ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme