Tjetër takim mes VV-së dhe LDK-së, Kurti pa detaje pas përfundimit - NACIONALE

Tjetër takim mes VV-së dhe LDK-së, Kurti pa detaje pas përfundimit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Bisedimet mes kreut të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Lumir Abdixhiku kanë vazhduar edhe të shtunën në mbrëmje.

Pas takimit të së shtunës, Kurti nuk dha hollësi për përmbajtjen e diskutimeve. I pyetur për rezultatin e bisedimeve, ai u shpreh shkurt:

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për ju", tha Kurti, raportoi Ulpianapress.

Takimi paraprak mes dy liderëve ishte zhvilluar në mesjavë. Pas tij ishte bërë e ditur se në tryezë kishin qenë edhe emra konkretë për president, pa u arritur megjithatë një përfundim, ndërsa palët kishin paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve.

Lajme të ngjashme