Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona
Në autostradën “Ibrahim Rugova”, në vendin ku dje kanë gjetur vdekjen dy gra shtetase shqiptare, sot ka ndodhur një tjetër aksident.
Si pasoj e këtij aksidentit, dy persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 27-të, drejtimi Suharekë-Duhël.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Bajram Krasniqi, ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.
Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit.