Tinka Kurti për rastin e sulmit seksual ndaj Mrika Nikçit: Do të jetë detyra jona t'i përkrahim ato - NACIONALE

Tinka Kurti për rastin e sulmit seksual ndaj Mrika Nikçit: Do të jetë detyra jona t'i përkrahim ato

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me rastin e tmrrshem të sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

Kurti ka thënë se qyteti i Pejës duhet të krenohet me Mrikën e guximshme që po lufton për vete dhe të gjitha ne.

Ajo ka thënë se sistemi ligjor duhet të jetë tërësisht në anën e viktimave dhe të veprojë menjëherë.

Postimi i plotë:

Nuk ka vend për pyetjen 'Kah po shkon kjo botë? '. Monstrueze ka qenë edhe për gjyshet tona. Fatlume ishin ato të cilave u ka qëlluar ndonjë sakicë afër me i zmbraps sulmuesit.

Aty ku ka rezistencë nuk ka nevojë për turp. Peja duhet të krenohet me Mrikën e guximshme që po lufton për vete dhe të gjitha ne. Nuk do të thotë se ka më shumë raste për aty ku dijmë. Ka veç rezistencë e luftë më shumë. Aty ku nuk dihet asnjë rast ka fituar heshtja.

Megjithatë, nuk mund ta akuzojmë asnjë grua që hesht por ta ndihmojmë. Jo të gjitha gratë e kanë forcën e Mrikës në raste sulmi. As fizike as atë të denoncimit. Por sa më shumë bashkë në këtë drejtim do të rritet guximi e forca.

Nga ana tjetër, gratë kanë denoncuar raste të ngjashme ndër vite. Rastet kanë mbetur po aty. Pa asnjë rezultat. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë tërësisht në anën e viktimave dhe me urgjencë të plotë.

Ministrja jonë e drejtësisë njoftoi se bash për raste të tilla, javët e fundit është punuar në ashpërsime të Kodit Penal. Jashtëzakonisht mirë. Do të jetë detyra jona t'i përkrahim ato në Kuvend. Qartë dhe prerë. Në anën e viktimave. Pa kompromise. Kurrfare.

Lajme të ngjashme