Tinka Kurti, opozitës: As të brengosur e as serioz - NACIONALE

Tinka Kurti, opozitës: As të brengosur e as serioz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LV-së, Tinka Kurti, ka kritikuar partitë opozitare të cilat po kundërshtojnë sot në Kuvend projektligjin për caktimin e marzhës për produktet elementare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se deri tani opozita i kërkon qeverisë të ndërmerrte veprime në këtë drejtin.

Deri tash: veproni, veproni, veproni, çmimet janë çmendë. Tash Qeveria prezanton në Kuvend çmimet tavan për produktet bazë. Këta që kërkonin veprim, tash: gabim, gabim, gabim, spekulimet tregtare nuk janë të dëmshme. Çmimet nuk guxon t'i prekë askush. As të brengosur, as seriozë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme