Tik-taku i Presidentit: Abdixhiku shkon në Kuvend për takim me Kurtin
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku është i thirrur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky takim vjen pas takimit të Kurtit me Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Presidenti duhet të zgjidhet më së largu deri më 4 mars, ose shkohet në zgjedhje të reja.
Deri më tash nuk ka asnjë kandidaturë formale, përvçe Vjosa Osmnait që ka shprehur publikisht ambicien e saj për një rimandatim.