“Ti je i vendit të hajnisë” – Armend Zemaj përplaset ashpër me deputetin e Vetëvendosjes
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin Hetimor për Energjinë.
Dy deptuetët e LDK-së, Armend Zemaj e Rrezarta Krasniqi e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit.
Zemaj ka pasur një përplasje të ashpër me deputetin e VV-së, Halil Thaçi në lidhje me punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, raporton Nacionale.
“Ti je i vendit të hajnisë aty. Edhe ty duhet me të thirr me të intervistu që keni punësu njerëz, me skandalin në KEK”, ka thënë Zemaj.
“Keni keqpërdor 20 vjet”, dëgjohet duke ia kthyer Thaçi.