Thuhet se Rishi Sunak ka siguruar 100 nënshkrime për të garuar për kryetar të Partisë Konservatore
Rishi Sunak tashmë e ka siguruar përkrahjen e 100 deputetëve konservatorë në garën për t’u bërë kryetar i Partisë Konservatore, rrjedhimisht kryeministër i Britanisë, sipas disa burimeve në ekipin e tij.
Sidoqoftë, ish-shefi i Thesarit ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për krytetar të partisë në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar.
Kandidatët e mundshëm duhet të sigurojnë të paktën 100 nënshkrime të deputetëve të partisë së tyre për t’u futur në fazën e parë të garës.
Edhe ish-kryeministri Boris Johnson e ka shprehur interesimin e tij për t’u bërë pjesë e garës. Ai ka vendosur që të kthehet nga pushimet në Republikën Domenikane për të kërkuar përkrahje nga deputetët.