Thuhet se Putini ka kërkuar propozime nga komandantët për veprimet në Ukrainë - NACIONALE

Thuhet se Putini ka kërkuar propozime nga komandantët për veprimet në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar propozime nga komandantët e forcave të armatosura për atë se si duhet të vazhdojë operacioni ushtarak në Ukrainë, sipas raportimeve të agjencive ruse të lajmeve.

Putini mori propozime nga ta të premten, gjatë një vizite në selinë qendrore të task-forcës së përbashkët të Rusisë për operacionet ushtarake në Ukrainë, raportuan agjencitë “Tass” dhe “Interfax”.

“Ne do t’i dëgjojmë komandantët në secilin drejtim operacional dhe do të doja që t’i dëgjoj propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”- citohet nga agjencia “Tass” të ketë thënë presidenti rus.

Putini e kaloi tërë të premten në selinë qendrore të task-forcës, i tha agjencisë “Interfa” zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Nuk janë raportuar hollësi të tjera për vizitën e tij ose për vendndodhjen e kësaj task-force./Reuters/Nacionale

Lajme të ngjashme