Thirrja e vazhdimin të seancës konstituive më 9 shtator, VV-ja e shkelë edhe interpretimin e vet kushtetues
Kryesuesi i seancës konstutive të Kuvendit, Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin e kësaj seancës.
Ai ka bërë me dije se vazhdimi i seancës të nisur më 6 gusht do të mbahet më 9 shtor në ora 11:00.
Në këtë mënyrë, partia e Albin Kurtit e ka shkelur edhe interpretimin e vet për afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Kjo pasi zyrtarët e kësaj partie kishin thënë se kanë afat për konstituimin e Kuvendit deri më 6 shtator.
Një gjë të tillë e kishte thënë edhe deputetja Donika Gërvalla.
“I kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit, ky është interpretimi ynë”, kishte hënë ajo në sallën e Kuvendit të Kosovës mbasi që kishte kaluar afati kushtetues.

Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili është nxjerr vitin e kaluar është shumë i qartë.
Ai thotë se Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë mbas certifikimit të të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja rezultatin e zgjedhjeve e ka certifikuar më 8 korrik.